Konjufca kënaqet 'llaf e muhabet' me deputetët e PDK-së, Kurti veç e shikon - NACIONALE

Konjufca kënaqet 'llaf e muhabet' me deputetët e PDK-së, Kurti veç e shikon

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetët e Kuvendit të Kosovës tashmë kanë nisur të zënë ulëset e tyre, në vazhdimin e seancën konstituive.

Ndërkohë, shumë miqëor me deputetët e PDK-së, është parë deputeti i VV-së, Glauk Konjufca.

Për disa minuta, ai u pa duke biseduar me këta të fundit.

Kryeministri në largim, Albin Kurti në anën tjetër, u pa duke i shikuar.

Theksojmë se sot për herë të dhjetë, Kuvendi i Kosovës vazhdon seancën konstituive. Herën e kaluar, pushteti kërkoi votim të fshehtë përmes kryesuesit Avni Dehari.

“Deri sot kemi pasur disa tentime, por pa prodhuar rezultat në zgjedhjen e kryesisë. Marrë parasysh aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, ku thuhet se votimi mund të jetë i formës së hapur, i fshehtë, apo çfarëdo forme tjetër, dhe bazuar në rregulloren e Kuvendit, me qellim të hapjes rrugë për zhbllokimin e procesit, konsideroj që forma e duhur që mund të hapë rrugën për konstituimit është votimi në mënyrë të fshehtë për votime fizike.

E ftoj administratën që t’i bëjë përgatitjet e nevojshme” tha ai, transmeton Nacionale.

Opozita e deritanishme e konsideroi këtë si një shkelje kushtetuese dhe shkelje e rregullores për punën e Kuvendit të Kosovës.

Lajme të ngjashme