Konjufca i qartë: Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar
Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës, e ka takuar sot kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
E pas takimit me kryeministrin shqiptar, Konjufca ka komentuar marrëdhëniet mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Sipas Konjufcës, marrëdhëniet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar.
“Raportet mes Kurtit dhe Ramës janë lënduar.” - raportohet të ketë thënë Konjufca pas takimit.
“Biseduam për zhvillimet në vend dhe situatën politik,e si dhe ndihmën e domosdoshme që e presim nga Shqipëria. Po bëjmë përpjekje që janë shtetërore dhe kushtetuese. Janë përpjekje për të vendosur rend dhe ligj. Mos ta shohin Kosovën si fajtore në këtë mes sepse nuk ka faj.” – shtoi Konjfuca.