Konjufca i hy vallës së kritikës: Masat e BE-së janë të padrejta
Që nga 28 qershori, Kosovës i janë vendosur masa ndëshkuese nga ana e BE-së, të cilat u quajtën si të përkohshme.
Natyrisht, këto masa janë kritikuar nga shumë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës, por edhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Në “vallen e kritikës” ndaj BE-së për masat ka hyrë sot edhe z. Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. Në një prononcim për T7, z. Konjufca i ka cilësuar si të padrejta këto masa të BE-së, pasi, sipas tij, ato u vendosën vetëm ndaj Kosovës, thuajse Serbia nuk ka asnjë përgjegjësi për tensionimin e situatës në veri.
“Nga ky aspekt më duken si të padrejta, thuajse se Serbia ska kurrfarë përgjegjësie për ato që po ndodhin në veri. Përgjegjësia e Vuçiqit është e drejtpërdrejtë. ka dalë publikisht dhe i ka kërkuar serbëve të japin dorëheqje, ai e filloi. Institucionet mbeten vakante. Tash ishin dy opsione ose të triumfonte ai Vuçiqit ose ai i Kosovës. Dy herë e kemi shtyrë afatin për zgjedhjet”, tha Konjufca në një intervistë për T7.