Kongresmeni amerikan i kërkon Blinkenit të ngrihet kundër mobilizimit ushtarak të Serbisë - NACIONALE

Kongresmeni amerikan i kërkon Blinkenit të ngrihet kundër mobilizimit ushtarak të Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kongresmeni republikan Zach Nunn ka komentuar shkurtimisht ngjarjet e fundit në veri të Kosovës.

Ngjarjet e të premtes ishin veçanërisht të rënda për Kosovën pas dënimit të ashpër që erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e më vonë edhe nga partnerët e tjerë të Kosovës.

Kongresmeni republikan Zach Nunn i ka bërë thirrje Amerikës që të qëndrojë me Kosovën, të cilën e përshkruan si demokraci e re, aleat i palëkundshëm i ShBA-ve”.

Në anën tjetër, ai i ka kërkuar Sekretarit Blinken që të ngrihet kundër mobilizimit ushtarak të Serbisë.

Kujtojmë që pas ngjarjeve në veri të vendit, Serbia e ngriti gatishmërinë ushtarake.

Postimi i plotë:

Lajme të ngjashme