Konfirmohet: Është dorëhequr zv/guvernatorja e BQK-së, Nora Latifi-Jashari - NACIONALE

Konfirmohet: Është dorëhequr zv/guvernatorja e BQK-së, Nora Latifi-Jashari

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Banka Qendrore e Kosovës e ka konfirmuar se zv/guvernatorja Nora Latifi-Jashari ka dhënë dorëheqje nga ky funksion, duke konfirmuar raportimet e mëhershme të disa medieve për një gjë të tillë.

I pyetur nga Nacionaje, guvernatori Nurboja nuk pranoi të jepte përgjigje nëse pënjëmend znj. Latifi-Jashari ishte dorëhequr.

Deri te ky vendim ka ardhur - siç thuhet - për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale që ajo ka pasur jashtë BQK-së.

"Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së." - thuhet në njoftimin e ndarë për media nga ana e BQK-së.

Latifi ishte emëruar në këtë pozitë në fund të vitit 2021, duke ngritur shqetësime në lidhje me afërsinë e saj me partinë në pushtet, Vetëvendsjen. Ajo kishte marrë 45 vota nga deputetët për pozitën që e mbante për pozitën e anëtares së bordit të BQK-së, pozitë të cilën do të vazhdojë që ta ushtrojë.

Kujtojmë se znj. Latifi ishte edhe drejtuese e Institutit Gap.

Njoftimi nga BQK:

Në takimin e mbajtur më 29 mars 2023, të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, në bazë të Ligjit për BQK, në një nga pozitat e përkohshme ekzekutive është vendosur edhe anëtarja e Bordit, znj. Nora Latifi Jashari, si Zëvendësguvernatore e Përkohshme.

Për shkak të angazhimeve profesionale e kontraktuale që znj. Latifi Jashari ka pasur jashtë BQK-së edhe para këtij vendimi, ka kërkuar që të lirojë pozitën e përkohshme në BQK nga data 15 maj 2023.

Ky veprim nuk e cenon në asnjë mënyrë vazhdimësinë e përmbushjes së objektivave të BQK-së, pasi Bordi Ekzekutiv mbetet funksional deri në plotësimin e pozitave të rregullta të anëtarëve të Bordit Ekzekutiv sipas Ligjit të BQK-së.

Për më shumë znj. Latifi Jashari vazhdon kryerjen e detyrave si anëtare joekzekutive e Bordit të BQK-së.

Lajme të ngjashme