Konferenca e Apelit në rastin e Salih Mustafës do të mbahet javën e ardhshme - NACIONALE

Konferenca e Apelit në rastin e Salih Mustafës do të mbahet javën e ardhshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Javën e ardhme pritet të mbahet konferenca e Apelit në rastin e “Calit”.

Kryetarja e Panelit të Gjykatës së Apelit, Mishel Pikar, ka bërë me dije se konferenca para apelit në çështjen e ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa, do të mbahet më 16 shkurt.

Sipas njoftimi kjo konferencë do të mbahet në ora 10:00.

Në njoftimin e gjykatës është thënë se gjykatësja Pikar ka urdhëruar mbrojtjen të dorëzojë versionin e redaktuar publik të njoftimit për apel deri më 13 shkurt në orën 12:00.

Dhomat e Specializuar kanë shpallur fajtor Salih Mustafën, duke e dënuar me dënim unik prej 26 vjetëve.

Lajme të ngjashme