“Koncentrohuni”: Flaka Surroi godet pushtetin pas kritikave ndaj Prokurorisë
Pas mllefit të madh qeveritar dhe të partisë në pushtet me prokurin special Valdet Gashi, por edhe me sistemin e drejtësisë në përgjithsi, rreth arrestimit dhe paraburgimit të dy zyrtarëve të lartë në MINT dhe “njeriut të Kurtit” Ridvan Muharremit, të dyshuar në aferën e vajit dhe grurit, ka reaguar edhe drejtuasja e mediumit “Koha”, Flaka Surroi, e cila shkroi se “fakti se prokuroria nuk ka vepruar në të kaluarën, nuk do të thotë se nuk duhet të veprojë tash po qe se ka bazë për veprim”.
“Koncentrohuni”, iu drejtua Surroi pushtetit pas kritikave ndaj prokurorisë.
Shkrimi i plotë i Surroit:
Fakti se prokuroria nuk ka vepruar në të kaluarën, nuk do të thotë se nuk duhet të veprojë tash po qe se ka bazë për veprim.
Po të mos vepronte, do të quhej e kapur. Kur vepron, quhet e kapur.
Siç do të thoshte miku im Lila: koncentrohuni.