Komuniteti turk në Vushtrri në mbështetje të Ferit Idrizit: Do të vazhdojmë me projekte konkrete - NACIONALE

Komuniteti turk në Vushtrri në mbështetje të Ferit Idrizit: Do të vazhdojmë me projekte konkrete

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, njeherit kandidati i PDK-së për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 12 tetorit, Ferit Idrizi, ka marrë mbështetje edhe nga komuniteti tuk në këtë komunë.

I pari i Vushtrrisë është zotuar se do të vazhdojë me projekte konkrete dhe me punë që ndihen në çdo lagje e çdo familje.

“Një takim i ngrohtë bashkë me drejtorin për bujqësi Ergin Sunguri dhe me qytetarët e komunitetit turk në qytetin tonë. Faleminderit për mikpritjen, fjalët e mira dhe përkrahjen e fuqishme për mandatin e ardhshëm. Do të vazhdojmë me projekte konkrete dhe me punë që ndihen në çdo lagje e çdo familje”, ka shkruar Idrizi.

Lajme të ngjashme