Komunat e dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Tatim në Pronë - NACIONALE

Komunat e dërgojnë në Kushtetuese Ligjin për Tatim në Pronë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Edhe një ligj tjetër është dërguar në Gjykatën Kushtetuese sot.

Bëhet fjalë për në Ligjin për Tatimin Pronë, i cili u dorëzua sot në Kushtetuese nga Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Ligji u dorëzua nga drejtori i AKK-së, Sazan Ibrahimi dhe kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

Pasi që Ligji u dorëzu në Kushtetuese, Totaj ka folur para mediave u ka bërë të ditur se është hera e parë që Komunat i drejtohen Gjykatës me një kërkesë të tillë.

Ai tutje ka thënë se këtu ka të bëjë me ndërhyrje në kompetencat vetanake të komunave sa i përket autonomisë financiare.

“Pas themelimit të Gjykatës Kushtetuese, kjo është hera parë që Komunat e bëjnë një kërkesë të tillë sepse kemi të bëjmë me ndërhyrje në kompetenca vetanake të komunave sa i përket autonomisë financiare edhe direkt në tentim të zvogëlimit të të hyrave buxhetore që qeveria do të mund të shkaktonte po që ky ligj miratohet nga ana e komunave. Prandaj ne e pamë të udhës që të kontestojmë apo të kërkojmë një shpjegim nga ana e Gjykatës Kushtetuese dhe deri sa të merret vendimi kërkojmë një masë parandaluese apo mbrojtëse që të mos kemi dëme.” - ka thënë Totaj pas dorëzimit të Ligjit në Kushtetuese.

Që ky ligj do të dërgohen në Gjykatë është paralajmëruar ditë më parë, ku Ibrahimi kishte thënë se dërgimi i këtij ligji në Kushtetuese është ngritur si shqetësim nga kryetarët e komunave në mbledhjen e jashtëzakonshme që është mbajtur gjatë javës.

Ai me këtë rast ka treguar edhe arsyen se pse është kërkuar që ky ligj të dërgohet në Kushtetuese.

Në mbledhjen e djeshme të Kuvendit të jashtëzakonshëm të AKK-së bordi i AKK-së është autorizuar që të merret me një problematikë që është ngritur nga kryetarët e komunave në takimin e djeshëm. Ky shqetësim ka qenë sa i përket Ligjit për Tatimin në Pronë. Ku niveli qendror në mënyrë arbitrare pa konsulta me komunat ka vendosur që komunat të marrin vendime në Kuvende Komunale që të bëjnë faljen e tatimit në pronë për tatim paguesit deri në 100 euro. Këtu qëndron problemi, nëse niveli qendror dëshiron të ja fal tatim në pronë qytetarët , atëherë është mirë që të mendoj edhe për implikimet buxhetore, për se e barët këtë mundësi tekë niveli lokal dhe kërkon nga komunat që të marrin vendime të tilla ku buxhetet komunale do të preken. Si mendon niveli qendror që komunat duhet të marrin vendime kundër buxheteve të tyre”.

Lajme të ngjashme