Komuna e Rahovecit në vend të parë për nivel të transparencës - NACIONALE

Komuna e Rahovecit në vend të parë për nivel të transparencës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

KDI-ja ka publikuar Transparometrin Komunal, i cili tregon për nivelin e transparencës për 38 komunat e Kosovës për gjysmën e dytë të vitit 2022.

Përmes një komunikate për medie, KDI-j ka bërë me dije se komunat janë vlerësuar në gjithsej 48 indikatorë specifikë që masin elemente të rëndësishme të qeverisjes së mirë.

Sipas transparometrit gjatë periudhës korrik – dhjetor të vitit të kaluar Komuna e Rahovecit është komuna me nivelin më të lartë të transparencës.

Bazuar në të gjeturat gjatë kësaj periudhe, 10 komunat të cilat prijnë me nivelin e transparecës në Kosovë janë ⬆️: komuna e Rahovecit me 90 pikë (93.75%), komuna e Lipjanit me 89 pikë (92.71 %), komuna e Prizrenit me 88 pikë (91.67 %), komuna e Drenasit, Gjakovës, Kamenicës, Pejës dhe Prishtinës me nga 87 pikë (90.63 %), komuna e Mitrovicës së Jugut me 86 pikë (89.58 %) dhe ajo e Podujevës me 84 pikë (87.5 %)”, është thënë në komunikatën e KDI-së.

Sipas këtij dokumenti, me se keqi për nivel të transparencës qëndrojnë komunat që qeverisen nga Lista Serbe.

Ndërkaq, komunat që qëndrojnë më se keqi në raport me transparencën ⬇️janë ajo e Zveçanit me 43 pikë (44.79%), e Novo Bërdës me 37 pikë (38.54 %), e Parteshit me 35 pikë (36.46%) dhe e Zubin Potokut me 33 pikë (34.38 %). Është për t’u vlerësuar fakti se gjatë gjysëms së dytë të vitit 2022, 82% e të gjitha komunave të Kosovës (31 komuna) kanë shënuar progres në transparencë krahasuar me periudhën e parë të vitit 2022. Vetëm 4 komuna kanë shënuar regres dhe 3 të tjera kanë pasur performacë të njejtë sikur në gjysmën e parë të vitit 2022”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme