Komuna e Mitrovicës së Veriut sistemon shitësit ambulantivë brenda hapësirave të tregut - NACIONALE

Komuna e Mitrovicës së Veriut sistemon shitësit ambulantivë brenda hapësirave të tregut

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Komuna e Mitrovicës së Veriut ka njoftuar se ka sistemuar shitësit ambulantivë brenda hapësirave të tregut.

Përmes një postimi në Facebook, komuna ka njoftuar se kjo ka qenë kërkesë e qytetarëve. Sot janë evidentuar shitësit të cilët aktivitetin e tyre e kanë realizuar në trotuare, me ç'rast përveç se kanë bërë shitjen e produkteve në rrethana jo adekuate, ata edhe kanë penguar lëvizjen e lirë duke vendosur mallra në trotuare.

Postimi i plotë:

Sistemohen brenda hapësirave të tregut shitësit ambulantiv.

Pas kërkesës së qytetarëve për sistemimin e shitësve ambulantiv brenda hapësirave të tregut, janë evidentuar shitësit të cilët aktivitetin e tyre e kanë realizu në trotuare me ç'rast përveç se kanë bë shitjen e produkteve në rrethana jo adekuata, të njëjtit edhe kanë pengu lëvizjen e lirë duke vendos mallra në trotuare.

Vendosja e tyre brenda hapësirës së destinuar për shitje, do të mundësoj funksionimin më të mirë të tregut si dhe sigurohet që mallrat mos të ekspozohen në hapësira të papërshtatshme, dhe njëherit edhe nuk pengohet lëvizja e lirë e qytetarëve.

Falenderojmë qytetarët për bashkëpunimin e tyre me institucionin e komunës së Mitrovicës Veriore, si dhe shitësit ambulantiv për mirëkuptimin e tyre ndaj këtij riorganizimi.

Lajme të ngjashme