Komiteti Ushtarak i NATO-s mblidhet sot, diskutohet për KFOR-in dhe Kosovën - NACIONALE

Komiteti Ushtarak i NATO-s mblidhet sot, diskutohet për KFOR-in dhe Kosovën

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Autoriteti më i lartë Ushtarak i NATO-s, Komiteti Ushtarak, do të mblidhet sot e nesër 18-19 janar 2023, në Bruksel, ku përveç temave të tjera, do të diskutohet edhe për Kosovën dhe misionin e KFOR-it.

Admirali Rob Bauer, kryetar i Komitetit Ushtarak, do të kryesojë takimin dhe do të mbajë fjalën hyrëse.

Në seancën e parë të ditës së dytë, shefat e mbrojtjes do të takohen me partnerët e tyre operacionalë të Forcave të Kosovës (KFOR) – Armeninë, Austrinë, Finlandën, Irlandën, Moldavinë, Suedinë, Zvicrën dhe Ukrainën. Diskutimet do të përqendrohen në situatën në terren, mjedisin e sigurisë dhe misionin e KFOR-it.” - thuhet në njoftim transmeton Klan Kosova.

Gjithashtu në fund të këtyre takimeve do të ketë një konferencë të përbashkët për media.

Në këto konferencë do të flasin, Kryetari i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admirali Rob Bauer Komandanti Suprem i Aleatëve në Evropë, Gjenerali Christopher Cavoli dhe Komandanti Suprem i Aleatëve për Transformimin, Gjenerali Philippe Lavigne.

Lajme të ngjashme