Komisioneri Varhelyi takon Rakiqin: Formimi i Asociacionit parakusht për progresin e Kosovës drejt BE-së
Komisioneri i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka qëndruar për vizitë në Mitrovicën e Veriut.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, ai ka bërë të ditur se e ka takuar edhe kreun e Listës Serbe, Goran Rakiq.
Në takim, fillimisht siç bëri të ditur ai kanë folur për mbështetjen e BE-së ndaj rajonit.
Më tutje, ai e ka përmendur edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizimin dhe progesin e Kosovës në rrugën drejt BE-së.” – ka deklaruar ai.
Met President of @srpskalista Goran Rakic in North Mitrovica and discussed #EU support to the region.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) May 25, 2023
Establishment of the Association of Serb Majority Municipalities is a precondition for normalisation and progress in Kosovo’ s 🇪🇺EU path. pic.twitter.com/M7dhfYZxQA
Vlen të theksohet se Varhelyi qëndroi sot për vizitë në Kosovë.
Ai fillimisht takoi presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin e më pas edhe kryeministrin, Albin Kurti.