Kollitet Kurti, harron ta ndezë mikrofonin në mbledhje – ndërhyn Besnik Bislimi
Sot po mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës, ku po diskutohen nisma të ndryshme qeveritare. I pari mbledhjen, ashtu siç e do zakoni, e hapi z. Kurti, i cili mbajti një fjalim, duke i ftuar ministrat e tij të “vazhdojnë garën me veten” për suksese të reja në vitin 2023.
Gjatë kohës sa po mbante fjalën e tij, Kurti kishte probleme me kollën. Nuk dihet nëse Kurti është i sëmurë, por ai e ndali për ca sekonda mikrofonin për të kollitur.
E kur e kreu kollitjen, Kurti e vazhdoi fjalimin e tij të lënë në gjysmë. Por ai harroi të hapte mikrofonin, dhe për ca sekonda zëri i tij nuk degjohej.
Në këtë çështje, ndërhyri z. Besnil Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës, i cili zgjati dorën për të dhezur mikrofonin e Kurtit.