Kokainë, AK 47 e tri vetura, arrestohen tre të dyshuar për trafikim me narkotik
Policia e Kosovës ka kryer një operacion të suksesshëm kundër trafikimit të drogës dhe armëmbajtjes pa leje në Prishtinë, duke arrestuar tre persona të dyshuar.
Sipas komunikatës zyrtare të lëshuar për media, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik-Sektori Qendror, pas pranimit të informatave të tyre, kanë zhvilluar një operacion të përgatitur kanë arrestuar tre të dyshuar për trafikim me drogë.
Si prova materiale janë sekuestruar:
· Dy paketime, dyshohet të jetë kokainë me peshë të përgjithshme 2350 gram. (në vlerë rreth 90000 euro),
· Katër qese, dyshohet të jetë marihuanë me peshë të përgjithshme 3696 gram. (në vlerë rreth 5500 euro),
· Një armë e gjatë AK 47 e modifikuar (në vlerë rreth 2000 euro),
· Shtatë pistoleta (në vlerë rreth 14000 euro),
· Para të gatshme 1645 euro,
· Tri vetura, dy me targa të huaja dhe një me targa vendore, si dhe prova tjera materiale që ndërlidhen me rastin.
Njoftimi: