Koci- Edi Ramës: Rri trus e mos u përziej, mos na moralizo - NACIONALE

Koci- Edi Ramës: Rri trus e mos u përziej, mos na moralizo

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kritika e ashpër e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndaj festës së madhe për fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë, ka shkaktuar shumë reagime.

Në lidhje me këtë ka reaguar edhe avokati i njohur kosovar, Arianit Koci.

Përmes një postimi në Facebook, Koci ka thënë së kryeministri shqiptar nuk duhet të përzihet në raportet e kunjat e shqiptarëve me serbët, pasi në Kosovë serbët i njohin më mire.

“Prandaj z. Rama, si vëlla më i madh i yni, rri trus e mos u përziej në raportet tana me serbët. Nuk i njeh ata më mirë se ne. As humorin dhe kunjat që i bëjmë njëri tjetrit, nuk i din dhe nuk i merr vesh”, ka shkruar Koci.

Ndërkaq, Koci ka pasur fjalë të mira për postimin e kryeministrit Kurti, duke e quajtur si postim kreativ.

Lajme të ngjashme