Koci: Asnjëherë nuk ka qenë përçarja në popull më e madhe
Avokati Arianit Koci ka vlerësuar se gjendja e shoqërisë kosovare kuptohet nga postimet që bëhen në rrjetet sociale.
Duke e komentuar përleshjen fizike mes deputetit Armend Zemaj dhe mërgimtarit në shesh, ai ka bërë me dije se kjo ngjarje flet shumë.
Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se asnjëherë nuk ka qenë përçarja në popull më e madhe.
“Ne çfarë gjendje është shoqëria, e kuptojmë prej përgjigjeve në postimin paraprak. Sidomos me mënyrën se si po interpretohet kjo çështje. Në anën tjetër, asnjëherë nuk ka qenë përçarja në popull më e madhe”, ka shkruar ai.