Koci, Albulena Haxhiut: Peshën e gurit të varrit të Astritit keni me e mbajt në qafë tanë jetën
Anëtari i Këshillit Drejtues të PDK-së, Gani Koci, ka reaguar ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se pas zhdukjes se mostrave të Astrit Deharit më nuk i beson Instituti të Mjekësisë Ligjore.
Në profilin e tij në “Facebook”, Koci ka shkruar se përgjegjësia për këtë rast është te Lëvizja Vetëvendosje.
Ai ka bërë me dije se zyrtarët e lartë të kësaj partie gjithë jetën do ta mbajën në qafë gurin e varrit të Astrit.
“O sillne kah të doni, se përgjegjën per rastin Dehari e gjeni te vetja juaj! Ani, nuk po i besoni institutit, e policëve të Sveçlës po! Mjerim. A keni more naj trohë fytyrë, apo e keni ba b* dhije! Peshën e gurit të varrit të Astritit(po e përsërisë), ju keni me e mbajtë në qafë tanë jetën!”, ka shkruar Koci.