Koalicioni AAK-Nisma sot e zyrtarizon koalicionin me Listën e Nuredin Lushtakut - NACIONALE

Koalicioni AAK-Nisma sot e zyrtarizon koalicionin me Listën e Nuredin Lushtakut

1 vit më parë

nga NACIONALE

Koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, sot e zyrtarizojnë një koalicion të ri.

Në ambientet e AAK-së ky koalicion do të nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Listën “Ideal”, e cila udhëhiqet nga Gjeneral Nuredin Lushtaku.

Kjo listë ishte krijuar nga Bekim Jashari dhe kishte garuar në zgjedhjet e fundit komunale në Skenderaj.

Burimet e gazetës Nacionale kanë bërë me dije se ky koalicion do të nënshkruhet sot në ora 11:00.

Më pas, liderët e koalicioni do të mbajnë edhe një konferencë për media.

Para disa dite, lideri i AAK-së, Ramush Haradnaj, ka bërë me dije se Nuredin Lushtaku do jetë kandidat i koalicionit për deputet dhe kandidat për kryetar komune të Skenderajt në zgjedhjet komunale.

Lajme të ngjashme