Klinaku: Për aksionet policore publikun duhet ta njofton Policia, jo Sveçla
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, ka kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili po njofton për çdo aksion të Policisë së Kosovës.
Ai ka bërë me dije se për aksionet e tilla publikun duhet ta njofton policia e jo Ministri i Punëve të Brendshme.
“Për ta njoftuar publikun rreth zhvillimeve, aksioneve, arrestimeve etj, është detyrë e Policisë e kjo bëhet me komunikata, konferenca për medie ose përmes zëdhënësit. Nuk është kjo detyrë e Ministrit të Brendshëm”, ka shkruar Klinaku.