Klinaku, Kurtit: Të gjithë të kanë faj ty, edhe Thaçi në burg - NACIONALE

Klinaku, Kurtit: Të gjithë të kanë faj ty, edhe Thaçi në burg

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministri Albin Kurti, i cili do të në konferencë për media ka përmendur ish-presidentin Hashim Thaçi.

Ai ka thënë se për situatën e krijuar në veri dhe përplasjen me ndërkombëtaret të gjithë i kanë faj kryeministrit.

Sipas tij, shefit të ekzekutivit, i ka faj edhe ish-presidenti Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

“Të gjithë t'kanë faj ty, e edhe Thaçi në burg, e mundohesh ta mashtrosh publikun duke mos i treguar se Kosova është shtet mbi bazën e pakos së Ahtisaarit e që edhe ti je kryeministër i saj; 2. Po t'ishe serioz, mbledhje e Këshillit të Sigurisë bëhet me tjetër format, ose së paku informohen edhe të tjerët për këtë; 3. Serbia nuk i frikësohet një kryeministri përçarës dhe shkelës i shtresave të ndryshme të shoqërisë; 4. Ka rrezik që edhe në rast të luftës, ty nuk të besojnë ata që do të luftojnë; 5. Lësho rrugë e të zgjedhet një kryeministër i unitetit, e pastaj e sheh ti se a frikësohet Serbia”, ka shkruar Klinaku në profilin e tij në “Facebook”.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Kurti ka fajësuar Thaçin se pse FSK-ja nuk mund të shkojë në veri të Kosovës për a ruajtur kufirin me Serbinë.

“Thaçi ka dërguar një zotim të njëanshëm ish sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Rasmussen, ku i thotë që Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do ta kalojnë lumin Ibër dhe që prej vitit 2013 ne nuk kemi ushtri në veri të Kosovës për shkak të këtij zotimi ndaj NATO-s. Rrjedhimisht NATO, përkatësisht KFOR-i është ushtria e Kosovës në veri të Kosovës dhe kufirin e ruan ushtria. Ne do të bëjmë maksimumin në policinë tonë por për të qenë plotësisht të suksesshëm aty duhet të jetë KFOR-i”, ka thënë Kurti.

Lajme të ngjashme