Vrasje në Pejë, dyshohet se burri vrau gruan - NACIONALE

Vrasje në Pejë, dyshohet se burri vrau gruan

2 javë më parë

nga NACIONALE

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur edhe një vrasje rënë në Pejë.

Klan Kosova ka raportuar se dyshimet e para janë se një burrë e ka vrarë bashkëshorten e tij.

Lajmi për vrasjen televizionit ia konfirmuar nga kryeprokurori i Pejës, Agim Kurmehaj.

Ndërsa, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka bërë me dije se është arrestuar i dyshuari për vrasjen e stome në Pjesë.

Ai ka bërë me dije se dyshohet që bashkëshorti ka vrarë gruan e tij.

Nikçi nuk ka treguar më motivet e vrasjes.

Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi për Klan Kosova.

Ndaj kësaj vrasje ka reaguar edhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo ka bërë me dije se situata është alarmante.

Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti. Situata është alramante. Spo mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar Çitaku në profilin e saj në “Facebook”.

Kjo është vrasja e dytë brenda javës që burri vret gruan.

Një vrasje e tillë ka ndodhur javën e kaluar në Ferizaj, ku një gruaja moshës 21-vjeçare është vrarë nga ish-partneri i saj.

Gjykata Themelore e Ferizajt ka caktuar një muaj paraburgim për Valon Aliun, i dyshuar për vrasjen e ish-partneres 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj.

Në njoftimin për media, gjykata ka treguar se i dyshuari ka goditur disa herë me plumba në kokë viktimën.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari I procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se me datë 12 Prill 2024, rreth orës 14:40, i pandehuri brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në rr.”Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, me dashje ka privuar nga jeta të ndjerën E.C, me të cilën ka bashkëjetuar duke e goditur disa herë me armë plumba në kokë, ndërsa ka shtënë edhe në drejtim të miturit D.C (vëllai i të ndjerës) duke e plagosur në krahë”, është thënë në njoftimin e gjykatës.

Më tej, gjykata ka treguar edhe për llojin e armës që e ka poseduar Aliu.

Po ashtu ka vlerësuar se i pandehuri në kundërshtim me ligjin për armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi pistoletën e tipit Zoraki M 2906-T, me numër serik ZRAGY02 201100027 cal.9mm, me një karikator të zbrazur, e cila me date 12 prill i është konfiskuar nga Policia. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit V.A, e ka aprovuar si të bazuar conform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim”, është thënë në njoftim.

Lajme të ngjashme