"Klan Kosova": Kurti e pret në takim FIT-in në orën 16:00
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, sot do të pres në takim pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese.
Burimet e Klankosova.tv brenda policisë bëjnë me dije se takimi pritet të mbahet në orën 16:00.
Gjatë këtij takimi pritet të diskutohen kërkesat e tyre pas protestës.
Pjestarët e NJSI-së, në fillim të këtij muaji patën protestuar para Qeverisë.
Ata kërkuan ndryshim të kategorizimit të vendeve të punës dhe shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë.
Njësia më elitare e policisë pati paralajmëruar edhe një protestë më 7 nëntor, por e cila u pezullua pasi Kurti, pati premtuar për t’i pritur në takim.