Klan Kosova konfirmon se do të ankohet në Gjykatë pas vendimit të Qeverisë
Klan Kosova ka bërë të ditur se e ka hedhur poshtë pretendimin e Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave në ARBK rreth dokumenteve të regjistrimit të kësaj kompanie.
Ky medium, bën të ditur se i ka të gjitha dokumentet që dëshmojnë se pronari i kompanisë e ka regjistruar në komuënn e Gjakovës të Republikës së Kosovës.
Në fund, bëhet e ditur se Klan Kosova do të ankohet në gjykatën kompetente rreth rastit.
Ndryshe, sot Komisioni për shqyrtimin e ankesave në ARBK ka marrë vendim që t’ia pezulloj Klan Kosovës çertifikatën e biznesit, pasi nuk ia ka pranuar ankesën.
MINT ka njoftuar se për ta kjo çështje ka mbaruar, e se rasti tashmë do të kalojë në Gjykatë.
