Klan Kosova e fiton në gjykatë rastin kundër ARBK-së - NACIONALE

Klan Kosova e fiton në gjykatë rastin kundër ARBK-së

1 muaj më parë

nga Arbër Ramadani

Klan Kosova e ka fituar rastin ndaj ARBK-së, në shkallën e parë. Gjykata Komerciale ka publikuar aktgjykimin. Aktgjykimi mban datën 13 mars.

“Aprovohet në tërësi si e bazuar kërkesëpadia e paditësit “Klan Kosova” SH.P.K. Anulohen vendimi nr 4566/01 i datës 28.07.2023 i nxjerrë nga Komisioni për Shqyrtimin e ANkesave për Regjistrimin e Bizneseve dhe Vendimi Nr 309\11 i datës 14.06 2023 i nxjerrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë pranë të paditurit Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë”, thuhet në pikën 1 të aktgjykimin që mban firmën e gjykatësit Arnis Dumani.

Në pikën 2 thuhet se “ky aktgjykim i zëvendëson aktet e anuluara dhe ka karakter detyrues”. Klan Kosova e pati paditur ARBK-në për shkak të vendimin që kjo e fundit pari marrë, më 14 qershor 2023 për t’ia suspenduar televizionit certifikatën e biznesit, vendim ky të cilin e pati konfirmuar më pas edhe Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve, më 28 korrik, pavarësisht ankesës së Klanit.

Pas këtyre vendimeve, Klani ka bërë dy padi në Gjykatën Komerciale, një për vendosjen e masës së përkohshme ndaj vendimit të ARBK-së dhe tjetrin për ta rrëzuar tërësisht atë vendim. Komercialja pati vendosur pozitivisht për padinë e parë, më 3 gusht. Kurse, vendimi i dytë pozitiv, u mor më 13 mars.

Vendimi i ARBK-së për pezullim të certifikatës së biznesit pati shkaktuar reagime të rrepta në komunitetin vendor dhe ndërkombëtar të gazetarëve dhe medieve. Shoqatat më të njohura botërorë të lirisë së shprehjes dhe lirisë së medies e patën mbështetur fuqishëm Klanin në betejën me ARBK-në.

Po ashtu, televizioni pati marrë mbështetje të madhe edhe nga ambasadorët e vendeve më të fqishëm të botës, të akredituar në Kosovë, e po ashtu edhe nga politika e organizatat e shoqërisë civile.

Arsyetimi

Në arsyetimin e këtij Aktgjykimi të Gjykatës Komerciale ndër të tjera thuhet: “Gjykata vlerëson se ARBK përkatësisht Drejtori i Përgjithshëm nuk mund të vendos kërkesa, kushe ose kufizime që nuk janë të përcaktuara shprehimisht në LSHT, andaj gjykata konstatoi se Drejtori i ARBK-së nuk ka kompetenca në marrjen e vendimve për shfuqizimin e cetifikatave të bizneseve e që për pasojë kanë humbjen e efektit juridik të regjistrimit të paditësit në ARBK. Pra, paditësi nuk do të mund të ushtronte as veprimtari ekonomike.”

Në këtë kuptim Gjykata ka vendosur se i padituri, pra ARBK ka gabisht ka aplikuar dispozitat e ligjit, duke shfuqizuar në mënyrë arbitrare çertifikatën e biznesit të paditësit, pra “Artmotion” SH.P.K.

Krejt kjo sepse Drejtori ka tejkaluar kompetencat me rastin e nxjerrjes së vendimit.

Lajme të ngjashme