“Kjo është dita e Mitrovicës”, Arian Tahiri fton mitrovicasit të dalin të votojnë
Kandidati i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, Arian Tahiri, iu ka bërë thirrje mitrovicasve që të dalin të votojnë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ftuar ata që të dalin të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e qytetit.
Sipas tij, kjo është dita e Mitrovicës.
“Qytetarë të dashur, Kjo është dita e Mitrovicës! Dilni, votoni dhe vendosni për të ardhmen e qytetit tonë”, ka shkruar ai.