Kica-Xhelili: Që kur po e sheh Qeveria vetën mbi Kushtetutën? - NACIONALE

Kica-Xhelili: Që kur po e sheh Qeveria vetën mbi Kushtetutën?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka reaguar në lidhje me deklaratat e Qeverisë rreth dërgimit të ligjeve nga opozita në Gjykatën Kushtetuese.

Kica-Xhelili përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, ka pyetur se “që kur po e sheh Qeveria vetën mbi Kushtetuese?”.

“Mendësia që duke u dërguar ligjet në Gjykatë Kushtetuese po pengohen reformat është gabim dhe madje e rrezikshme.” – ka thënë ajo tutje.

Në fund, Kica-Xhelili ka thënë: “Kjo i bie që me vetëdije kërkohet shkelja e Kushtetutës.”

Postimi i plotë:

Që kur po e sheh Qeveria veten mbi Kushtetutën?!

Kushtetutshmëria e ligjeve vendore është obligim. Jo diskrecion i Qeverisë!

Vet koncepti i kushtetutshmërisë flet për kufizim të autorizimeve të Qeverisë. Kjo siguresë ka qenë dhe mbetet atributi më i fortë i sistemeve demokratike parlamentare.

Problem duhet të jetë fakti që po shtyejnë përpara kaq shumë ligje kundërkushtetuese.

Mendësia që duke u dërguar ligjet në Gjykatë Kushtetuese po pengohen reformat është gabim dhe madje e rrezikshme.

Kjo i bie që me vetëdije kërkohet shkelja e Kushtetutës. Është pikërisht mendësia që po e përsëris në vazhdimësi që duhet ta luftojmë.

Lajme të ngjashme