Kica-Xhelili: Për Ministrinë e Drejtësisë, e kam vetëm një përshëndetje: Pronto - NACIONALE

Kica-Xhelili: Për Ministrinë e Drejtësisë, e kam vetëm një përshëndetje: Pronto

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Në një postim të fundit në Facebook, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, i ka reaguar Ministrisë së Drejtësisë lidhur me çështjen e "incizimeve të paautorizuara".

Lidhur me qendrimet e Ministrisë së Drejtësisë pas publikimit të incizimeve, Kica-Xhelili e ka bërë një "Përshëndetje" në gjuhën italiane.

"Kjo është pesha e fjalës dhe veprimit të akterëve publik. Sot, Ministria e Drejtësisë, i madh e i vogël, po na flasin për inçizimet e paautorizuara. Për ta, e kam vetëm një përshëndetje: Pronto!," - shkroi deputetja e LDK-së.

Kontekst: Nacionale para dy ditësh publikoi përgjimin e parë të bisedës Kusari-Simiq. Në mënyrë të qartë kjo e para e pranonte se kishte komunikuar me të dyshuarin për krime të ndryshme Millan Radojiçiqin.

Ndërsa në incizimet e sotme, shefja e deputetëve të VV-së heshtet më pak se sa në pjesët paraprake duke provuar ta bindë deputetin e atëhershëm të Listës Serbe për konstruktivitetin e saj derisa fyen kolegët e tij shqiptarë.

Në anën tjetër, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka dalë në mbrojtje shefes së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, pasi Nacionale publikoi përgjimet e bisedës së saj me Sllavko Simiqin e Listës Serbe.

Ministrja Haxhiu ka pretenduar se komunikimi është prerë, redaktuar e montuar, përkundër që gazetari Berat Buzhala disa herë e demantoi një gjë të tillë.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi, zyrtarja e lartë e VV-së pretendoi se efekti i këtyre publikimeve ka qenë zero dhe se “Kusari-Lila nuk shantazhohet”.

“Ato që janë publikuar, janë publikuar për një arsye të vetme, vetëm sepse efekti i tyre ka qenë zero. Lista Serbe nuk ka mundur ta shantazhojë e t’i bëjë presion shefes së deputetëve, pot ë shkonin përpara kërkesat, ato nuk do të publikoheshin.” – deklaroi ajo.

Lajme të ngjashme