Kica-Xhelili me shtatë pyetje për zhdukjen e mostrave të Deharit: Pse sot VV po heshtet? - NACIONALE

Kica-Xhelili me shtatë pyetje për zhdukjen e mostrave të Deharit: Pse sot VV po heshtet?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Doarsa Kica Xhelili, ka bërë një postim në profilin e saj pas lajmit se janë kthyer në punë zyrtarët e IML-së që ishin suspenduar për zhdukjen e mostrave të aktivistit Astrit Dehari.

Deputetja që dikur ishte pjesë e grupit parlamentar të Vetëvendosjes ka shtruar disa shtatë pyetje legjitime në lidhje me rastin në fjalë që kishte shokuar opinionin publik vitin e kaluar.

“Me këtë zhdukje të mostrave, ky rast mund të mos zgjidhet më kurrë! Dikush nuk deshti që ky rast të zgjidhet! Kush, nuk e di, por di që e gjithë kjo po ndodh TANI! Në këtë qeverisje! Por, sot qeverisë nuk po i pengon kthimi i zyrtarëve të IML-së. Nuk po i pengojnë ditët që po kalojnë pa u gjetur mostrat. Sot diçka ka ndryshuar. Duken më të qetë. Sikur më në fund, ajo që ndryshoi, po i jep qetësi, edhe në qoftë se kjo nënkupton që nuk do të ketë kurrë drejtësi!” – është shprehur znj. Kica Xhelili në fjalën e saj.

Ajo ka denoncuar heshtjen e Vetëvendosjes, duke thënë që “sot rrotullohet veç drejtësia në varr!”

Statusi i plotë:

Lajme të ngjashme