Kica-Xhelili: Le t’i tregoj Qeveria sekotrit digjital, pse Kosova nuk është pjesë e Programit 7.5 miliard euro - NACIONALE

Kica-Xhelili: Le t’i tregoj Qeveria sekotrit digjital, pse Kosova nuk është pjesë e Programit 7.5 miliard euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, kanë përfituar nga një program i Bashkimit Evropian në vlerë të 7.5 miliardë eurosh. Po me Kosovën, çfarë ndodhi? Kosova nuk ka përfituar nga ky program, derisa pas reagimeve të shumta në lidhje me këtë zhvillim, ka zëra që thonë se vendi ynë është përjashtuar nga i njëjti.

Në lidhje me këtë, ka reaguar sot edhe deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, e cila e ka “ftuar” Qeverinë, t’ju tregoj sektorit digjital, për arsyet se pse Kosova është jashtë këtij programi.

E plotë:

Le t’i tregoj Qeveria sot gjithë sektorit digjital të Kosovës, pse Kosova nuk është pjesë e Programit të Europës Digjitale në vlerë prej 7,5 miliard euro, ndërkaq Shqipëria, Serbia, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut po.

Kosova s’ka shumë që u përzgjodh si TechHub i Ballkanit për shkak të kapaciteteve të jashtëzakonshme të rinisë tonë. E para në rajon dhe e 11-ta në Evropë. E merituam më shumë se kushdo në rajon.

Sa teori, praktika e politika shtesë izolacioniste na duhen për të kuptuar sa mbrapshtë e konceptojnë këta “zhvillimin” e vendit?

Apo edhe kjo është veç “masë” e jo sanksion?

Mëkat, turp, dështim e çka jo!

Lajme të ngjashme