Kica-Xhelili i nervozon keq deputetët e VV-së: Provojnë ta ndalin me zhurmë - NACIONALE

Kica-Xhelili i nervozon keq deputetët e VV-së: Provojnë ta ndalin me zhurmë

4 javë më parë

nga NACIONALE

Një fjalim i deputetes së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka nervozuar tejmase deputetët e pushtetit, Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë brohoritur gjatë kohës sa ajo po fliste.

Në Kuvendin e Kosovës po diskutohet sot për kontratat njëburimore, për të cilat, opozita po kërkon të hetohen përmes një komisioni parlamentar.

“Nga një momentum kur del e kërkon votë në emër të drejtësisë, e largimti të hajnisë, vjen mu justifiku me të kalumën. Të duket disi që e kalumja të shpërlan, as ty, as askënd nuk ju shpërlan….Me ardhë, me thonë, lenani edhe neve me vjedhë, nuk iu shpërlan. Bërtit sa të duash prej vendit, nuk shpërlahesh, nuk shpërlahesh.” – tha në fillim ajo.

Kica-Xhelili ia përmendi VV-së edhe protestat:

“Ka qenë diku 600 mijë euro vlerë e disa kontratave një burimore, 3 vjet keni organizu protesta. Çka ndodhi me 200 milionë, ku i keni protestat?”.

Tutje, ajo i bëri thirrje VV-së që ta votojnë Komisionin Hetimor, nëse nuk kanë asgjë për të fshehur.

“Prapo po ndjeheni mirë…asnjëherë s’paska qenë problem me marrë vesh si janë bërë kontratat. Pse po ju pengon komisioni hetimor parlamentar nëse s’keni asgjë për të fshehë, hajde dëshmojeni gabim, ejani në komision, jepni dëshmitë, justifikoni kontratat njëburimore, na demantoni. Fakti që i rezistoni çdo komisioni parlamentar, flet shumë për juve.” – tha ajo.

Gjatë kësaj kohe, deputetës e VV-së në vazhdimësi kanë bërtitur, gjë që e ka bërë të vështirë të dëgjohet fjala e deputetës.

Konjufca madje, në dy raste, u detyrua t’u bëjë thirrje të qetësohen.

“Qetësi deputet”, “ta dëgjojmë deputeten”… “Dimal Basha a ka mundësi mos me pengu deputeten” – u shpreh ai.

Lajme të ngjashme