“Ki siklet”: Përplasje mes deputetes së VV-së dhe asaj të PDK-së, Fitore Pacollit i qeshet - NACIONALE

“Ki siklet”: Përplasje mes deputetes së VV-së dhe asaj të PDK-së, Fitore Pacollit i qeshet

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni dhe ajo e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi janë përplasur gjatë mbledhjes së Komisionit Hetimor në lidhje me menaxhimin e marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Sipas “KP”, ato janë përplasur në lidhje me mospajtimet për hartimin e listës së dëshmitarëve për intervistim.

“….e tregon sikletin e madh që ti e ki” – ka thënë deputetja e VV-së, ndërsa ajo e PDK-së i është përgjigjur me “S’kam siklet”.

Kryeziu – Hyseni i është drejtuar Musliu – Shoshit më pas me fjalët “ke dështu”.

“Jo bre zonjë gabim e ki, nuk e ki me mu, e ki me procesin…Jo zojë.” – u përgjigj tutje ajo.

Ndërkohë, në anën tjetër, deputetja e VV-së, Fitore Pacolli është parë duke qeshur gjatë kësaj përplasje.

Lajme të ngjashme