KFOR-i njofton se do të largojë automjetet e bllokuara në veri të Kosovës
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, misioni i KFOR-it, në Kosovë, ka njoftuar se është duke kryer një operacion inxhinierik në veri të Kosovës për të larguar automjetet e bllokuara në rrugë.
"Misioni #KFOR po kryen operacione inxhinierik në veri të Kosovës për të hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për të rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të #OKB-së.", thuhet në njoftim.
Disa nga automjetet të cilat janë përdorur për të bllokuar rrugën në veri të vendin i u është venë flaka, edhe pse barrikadat janë larguar që afro një javë këto automjete kanë mbetur ende në rrugë.
Kujtojmë se barrikadat në veri të vendit ishin vendosur si shenjë proteste pas arrestimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq.
Pantiq, u mbajt në paraburgim në Jarinjë, nën akuzën për terrorizëm, mirëpo u lirua 20 ditë më vonë në arrest shtëpiak.
#KFOR Mission is conducting engineer operations in northern #Kosovo to remove some vehicles blocked on the road and to restore freedom of movement in accordance with its #UN mandate. pic.twitter.com/dFeYNK3E0A
— @NATO - KFOR (@NATO_KFOR) January 3, 2023