KFOR-i mirëpret pajtimin për largimin e barrikadave: Palët të shmangin çdo retorikë nxitëse
KFOR-i ka mirëpritur pajtimin për largimin e barrikadave nga rrugët e veriut të Kosovës.
Përmes një reagimi, kjo forcë ka treguar se po monitorin nga afër situatën në atë pjesë të vendit.
Sipas KFOR-it, gjatë procesit të heqjes se barrikadave duhet të shmanget çdo lloj incidenti apo rreziku.
“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm. KFOR-i po monitoron nga afër zhvillimet. Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të 1999”, është thënë në reagimin e KFOR-it.