Këto janë notat e britanikëve për Guvernatorin e Bankës Qendrore - NACIONALE

Këto janë notat e britanikëve për Guvernatorin e Bankës Qendrore

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër kandidatët për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës, do të shkojnë për votim në Kuvendin e Kosovës.

Ky ishte komunikimi që bëri BQK-ja. Megjithatë, një vlerësim pak më ndryshe e ka bërë Ambasada e Britanisë në Kosovë si monitoruese e këtij procesi.

Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu, Shkendije Himaj, janë katër kandidatët për të cilët do të vendosin deputetët se cili do të bëhet guvernator.

Kurse, në vlerësimin e britanikëve, janë gjashtë kandidatë që e kanë kaluar procesin e intervistimit. Katër prej të cilëve janë dërguar për votim në Kuvend, e dy jo.

Në vlerësimin e britanikëve më e suksesshmja ka dalur Shkëndije Himaj me 32 pikë. Për Himajn, Nacionale ka raportuar dje se ka pasur shumë procedura disiplinore brenda BQK-së si pasojë e vonesave në punë, keqpërdorimeve me pushime dhe humbjeve në BQK.

Ahmet Ismaili është i dyti me 28 pikë, Nexhat Kryeziu me 27.5 kurse Genc Rraci me 24.5. Rraci në anën tjetër, nuk është dërguar fare për votim në Kuvendin e Kosovës.

Lulzim Ismajli ka 24 pikë, kurse guvernatori aktual Fehmi Mehmeti 23.5 pikë. Mehmeti gjithashtu nuk është dërguar për votim nga deputetët.

Në mesin e këtyre kandidatëve të përzgjedhur është edhe Nexhat Kryeziu. Ai ka qenë më herët kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurse, në Komisionin Vlerësues për guvernator janë dy anëtarë të Bordit që i ka dërguar Vetëvendosja. Fjala është për Bashkim Nurbojën, ish-kandidat për deputet dhe kryetar të Pejës nga Vetëvendosje, dhe Nora Latifi-Jashari.

Lajme të ngjashme