Këto janë ngjarjet që pritet të ndodhin sot: Osmani pret Abavoviqin
Edhe dita e shtunë do të karakterizohet me takimet dhe aktivitetet e kryeministrit në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili po e viziton Kosovën.
Në ditën e dytë të vizitës së tij, ai do të pritet në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Një ditë më parë, ai është pritur nga kryeministri Albin Kurti dhe liderët e partive opozitare.
Me kryeministrin Albin Kurti ai ka nënshkruar edhe marrëveshjen për qiellin e hapur.
Këto janë ngjarjet më të rëndësishme për ditën e sotme:
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq. (Para ndërtesës së Kuvendit, Kabineti i Presidentes, ora 10:00)
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega Gjilan, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 11:00)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin “Dështimi i drejtësisë në luftimin e korrupsionit” – rezultat i monitorimit të punës së Prokurorive dhe Gjykatave në trajtimin e korrupsionit gjatë vitit 2022. (Hotel Sirius, 12:15)
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, takohet me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri. (Kabineti i kryetarit, ora 15:40)