Këto janë gjashtë kërkesat e kryetarëve të komunave drejtuar Kurtit sot në takim - NACIONALE

Këto janë gjashtë kërkesat e kryetarëve të komunave drejtuar Kurtit sot në takim

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar të hënën me kryetarët e komunave të Kosovës.

Në këtë takim, kryetarit të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Agim Aliu, ka renditur disa kërkesa për Qeverinë e Kosovës.

Më poshtë gjeni kërkesat e kryetarëve të komunave të publikuara nga faqja zyrtare e Asociacionit të Komunave të Kosovës, në Facebook.

KËRKESAT:

1. Themelimi i Grantit të Katërt që do të krijoj barazi për Komunat e Kosovës.

2. Përshpejtimi i procedurave në nxjerrjen e akteve nënligjore (në bazë të Ligjit të ri për Zyrtarët Publik) që rregullojnë procedurat e rekrutimit në komuna, , me theks lejimin e listës pritëse në arsim dhe shëndetësisë.

3. Kthimin e pronave të menaxhuara aktualisht nga Agjencia Kosovare e Pronave, në menaxhim të Komunave, prona këto që janë përcaktuar dhe të shpallura nga komunat për interes publik e për të cilat komunat i kanë nisur procedurat e projekteve dhe kanë njoftuar me shkrim nivelin qendror.

Këtu më lejoni që të vë spikamën edhe në nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të shpejta, përkitazi më këto prona, kur së fundmi, siç dihet jemi përzgjedhur për organizimin e Lojërave Mesdhetare, e ku parashihen investime të shumta në infrastrukturë sportive po kështu edhe ndërtimi i kapaciteteve të reja sportive – stadiumeve për të cilën kemi nënshkruar marrëveshjet me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, fakte këto që bëjnë të menjëhershme nevojën e reagimit nga niveli qendror, për të mundësuar zhvillimin e projekteve në këto prona, kur dihet mirëfilli se shumë nga komunat nuk kanë hapësira në pronësi komunale që do t’i mundësonte zhvillimin e këtyre projekteve.

4. Të krijohen mekanizma ligjor për bartjen e pronave të menaxhuara nga Agjencia e Pyjeve për zhvillim të projekteve si dhe në raste të tjera të ketë shmangie të procedurave burokratike për dhënien e lejeve për zhvillim të projekteve komunale, të cilat bartin interesin publik mbi të gjitha.

5. Të mos lejohet që Zonat Ekonomike në komuna të kalojnë në përgjegjësi të nivelit qendror por të vazhdojnë të administrohen nga Komunat.

6. Të rikthehet Projektligji për Prokurimin Publik për plotësim ndryshime sepse aktualisht po shkakton telashe e vonesa në nivelin lokal në kryerje të shumë punëve e zhvillimin e projekteve;

Lajme të ngjashme