19 vite më parë/ Këta janë tre fëmijët që u mbytën në lumin Ibër në mars 2004 - NACIONALE

19 vite më parë/ Këta janë tre fëmijët që u mbytën në lumin Ibër në mars 2004

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Para 19 viteve tre të miturit kosovar Egzon Deliu, Avni Veseli dhe Florent Veseli u mbytën në lumin Iber në fshatin Çabër në trazirat e njohura të marsit.

Kjo ishte një ditë e zezë për Mitrovicën dhe gjithë Kosovën. Ishte kjo ngjarje ajo që bëri që tërë Kosova të vërshohet nga protestat në shenjë solidarizimi.,

Tre të miturit, Fitim Veseli 13-vjeçar, Florent Veseli 9-vjeçar e Egzon Deliu 12-vjeçar u hodhën në lumin Ibër e më nuk dolën të gjallë.

Por hedhja e tyre në lumin e thellë, të ftohtë e të rrëmbyeshëm nuk ishte e rastësishme. Fitim Veseli, i cili ishte shok i viktimave, e që arriti të shpëtojë e kishte përshkruar këtë ngjarje të rëndë për të.

Ai kishte dëshmuar se fëmijët ishin përndjekur nga një grup i të rinjve të komunitetit serb

.Ata dyshohet se me vete kishin pasur një qen të cilin e kishin vërsulur kundrejt fëmijëve.

Lajme të ngjashme