Këta janë nënë e bir që humbën jetën pas vërshimeve në Pejë – Varrimi bëhet nesër - NACIONALE

Këta janë nënë e bir që humbën jetën pas vërshimeve në Pejë – Varrimi bëhet nesër

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nesër pritet të bëhet varrimi i nënës dhe 5-vjeçarit që vdiqën pas vërshimeve në komunën e Pejës.

Kjo tashmë është bërë publike edhe me afishe që janë shpërndarë nëpër qytetin e Pejës.

Dy të vdekurit nga vërshimet janë: Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj.

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka bërë të ditur se dy viktimat kanë qenë në shtëpi përderisa rrjedha e ujit i ka marrë duke humbur jetën.

Lajme të ngjashme