Këta janë katër kandidatët për guvernator të BQK-së - NACIONALE

Këta janë katër kandidatët për guvernator të BQK-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katër kandidatë kanë mbetur në garë për guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës.

Lista me katër emra i është dërguar Kuvendit të Kosovës. Kandidatët që kanë mbetur në garë janë: Ahmet Ismajli, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkëndije Himaj.

Kështu ka bërë të ditur Banka Qendrore e Kosvoës nëpërmjet një komunikate për media.

“Pas përfundimit të veprimeve procedurale të parapara me aktet juridike në fuqi lidhur me kandidatët e cekur më lartë, propozimi (lista e kandidatëve) do të procedohet sipas Ligjit nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Lajme të ngjashme