Këta janë emrat që themeluan LDK-në 33 vite më parë
Lidhja Demokratike e Kosovës sot shënon 33-vjetorin e themelimit të saj.
Në çdo përvjetorë të kësaj partie flitet për veprimtarët që themeluan këtë parti më 23 dhjetor të viti 1989.
Lista e anëtarëve të Këshillit Iniciues për themelimin e Lidhje Demokratike tashmë është bërë publike.
Në këtë listë janë emrat e 23 intelektualëve të fushave të ndryshme.
Aty figurojnë emrat si Jusuf Buxhovi, Milazim Krasniqi, Ibrahim Rugova, Mehmet Kraja, Fehmi Agani, Ibrahim Berisha dhe disa personalitete të njohur.
Më poshtë gjeni listën e plotë të anëtarëve të Këshillit Iniciues:

Themelimi i kësaj parti konsiderohet si ngjarje më e rëndësishme e kohës për shqiptarët e Kosovës.
Milazim Krasniqi, i cili është nder themeluesit e kësaj partie, ka thënë se formimi i këtij subjekti politik është ngjarje më e madhe historike e asaj kohe.
Në profilin e tij në “Facebok”, ai ka shkruar se kush ka qenë pjesë e asaj ngjarje duhet të ndihet krenar.
“Më 23 dhjetor 1989 e themeluam Lidhjen Demokratike të Kosovës, në lokalet e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, ku unë isha sekretar, ndërsa Ibrahim Rugova ishte kryetar. Në Kosovë ishte në zbatim gjendja e jashtëzakonshme. Por, ne e tejkaluam frikën dhe e bëmë detyrën si intelektualë e si shqiptarë Kosove. Themelimi i LDK- së ka qenë ngjarja më e madhe politike e asaj kohe. Atë ditë nuk ka pasur ngjarje më të madhe në botën shqiptare. Kush ka qenë në atë ngjarje, ka të drejtë të jetë krenar. Atë ditë aty është bërë historia”, ka shkruar ai.