Këta janë dy serbët e arrestuar me armë e drogë në veri: Dyshohet se janë ish-veteranë të Serbisë
Policia e Kosovës pak orë më parë njoftoi se dy serbë janë arrestuar në veri. Atyre u janë gjetur thika, e mjete tjera të forta por edhe drogë. Madje, edhe parulla nacionaliste.
Të njëjtat dyshohet se do të përdoreshin gjatë protestave në Leposaviq.
Dy serbët janë burgosur nga policia, ndërsa të dhënat nga hetimet tregojnë se këta personat po hetohen për lidhjet e tyre me “Brigadën 72” e cila është brigade ushtarake, e destinuar për operacione të veçanta, sabotim dhe kundërsabotim, kryengritje dhe zbulim si dhe kundërterrorizëm në ushtrinë e Serbisë.

Dy personat e arrestuar janë Ivan Sekuliq nga Beogradi dhe pasagjeri Sinisa Jevtiq nga Bogradi, Krushevac-Serbi, mëson Kallxo.com.
Njëri nga ta në profilin e tij në Facebook ka të publikuara fotografi nga lufta e po ashtu fotografi të medaljeve të dhëna nga ish presidenti i Jugosllavisë Sllobodan Millosheviq.

Njëri nga prokurorët special që është duke trajtuar rastin është deklaruar për Kallxo.com duke konfirmuar se njëri nga të arrestuarit është ish-veteran i ushtrisë ndërsa janë duke hetuar për qëllimet e aktiviteteve të tyre në Kosovë.