Kështu duket fletëvotimi për zgjedhjet e 28 dhjetorit
KQZ-ja ka miratuar fletëvotimin për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Vendimi i sotëm vjen pas tërheqjes së shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.
Sipas KQZ-së, fletëvotimi përmban gjithsej 24 subjekte, 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat të pavarur.
