Këshilltari i Kurtit e kritikon Ramën: Ky njeri s’lë rast pa shpërfaqur cinizmin dhe snobizmin - NACIONALE

Këshilltari i Kurtit e kritikon Ramën: Ky njeri s’lë rast pa shpërfaqur cinizmin dhe snobizmin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, e ka komentuar ardhjen e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Kosovë.

Z. Qoku ka vlerësuar se kryeministrit Rama vazhdimisht shpërfaq cinizmin dhe snobizmin e tij ndaj më të dobëtit. Ai e ka përmendur, atë që e ka quajtur shpërfillje të Ramës ndaj liderit të partisë Besa, Billal Kasamit si legjitimim të asaj që shkroi.

“Deklarimi i KM të shqiptarëve (me kushtetutë) Edi Rama se .. as nuk e ka ftuar në takim liderin e L. Besa Billal Kasami, tregon shpërfilljen totale të faktorit shqiptar këtu në M. e Veriut, sikurse ka bërë gjithmonë.

Ky njeri nuk lë asnjë rast të paraqitjes së tij në publik pa shpërfaqur cinizmin dhe snobizmin e tij ndaj më të dobëtit.” – shkroi Qoku i Kurtit.

Lajme të ngjashme