Kervani ankohet për librat shkollorë në gjuhën turke: Janë të shtrenjtë - NACIONALE

Kervani ankohet për librat shkollorë në gjuhën turke: Janë të shtrenjtë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Enis Kervan, deputeti i KDTP-së, ka folur në seancën e sotme plenare të Kuvnedit të Kosovës, ku është ankuar në lidhje me librat shkollorë në gjuhën turke.

Kervan është ankuar në lidhje me çmimin e librave shkollorë në gjuhën turke, duke krahasuar disa çmime të këtyre librave me ato në gjuhën shqipe.

Ai ka kërkuar që të ketë subvencione më shumë për blerjen e librave në gjuhën turke.

“Ligji është i qartë. Krejt jemi të barabartë para ligjit. Nuk është në rregull që komuniteti turk të ketë pesëfish e më shumë tekstet shkollore në krahasim me komunitet e tjera” – tha Kervan, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme