Kërkohet paraburgim për Milun Milenkoviqin, udhëheqësin e "Mbrojtes Civile" - NACIONALE

Kërkohet paraburgim për Milun Milenkoviqin, udhëheqësin e "Mbrojtes Civile"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokuroria Speciale e Kosovës ka kërkuar që Gjykata Themelore e Prishtinë të caktojmë masën e paraburgim ndaj udhëheqësit të “Mbrojtes Civile”, Milun Milenkoviq i njohur me nofkën “Llune”, i cili u arrestuar të martën nga Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut.

Kështu ka konfirmuar për Klan Kosova zëdhënësi i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu.

Ai ka thënë se kërkesa është bërë dhe tani është në dorë të Gjykatës Themelore.

Ne e kemi paraqitur kërkesën. Tani mbetet nga Gjykata Themelore që ta caktojë masën.” – ka thënë ai.

Seanca ndaj “Llune” do të mbahet sot.

Kujtojmë se “Llune” u arrestuar të martën nga Policia e Kosovës, nën dyshimet për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFRO-it në Zveçna më 26 maj.

Ai dyshohet edhe për vepra të tjera.

Lajme të ngjashme