Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që vrau gruan e tij në Pejë
Prokuroria Themelore në Pejë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e gruas së tij në Pejë.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka konfirmuar për Betimin për Drejtësi, se prokuroria ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.
“Prokurori i Shtetit ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimim” – ka thënë ai.
Ky rast ka tronditur Kosovën pasi që ditë më parë edhe një grua tjetër u mbyt nga burri i saj në Ferizaj.