Kërkoheshin nga gjykata, policia arreston tre persona në rajonin e Mitrovicës
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë javës ka arrestuar tre persona në rajonin e Mitrovicës.
Një njoftimin e policisë është thënë se të njëjtit ishin të kërkuar me urdhëresa të lëshuar nga Gjykata.
Ndër të tjera, policia ka treguar se për cilat vepra kërkoheshin ata.
“Gjatë kësaj jave, policia në Mitrovicë dhe Vushtrri ka arritur të realizoj tri urdhëresa të lëshuara nga Gjykata Themelore në Mitrovicë. Dy personat e kërkuar që janë arrestuar nga ana e policisë, kanë pasur urdhëresa aktive për veprat penale: ,,Blerje, posedim të substancave narkotike”. Ndërsa personi i tretë R.I, 49 vjeçar, i arrestuar nga policia në Vushtrri ka qenë i kërkuar me urdhërese te gjykatës për veprën penale ,,Vrasje në tentativë” dhe me aktgjykim te gjykatës ka qenë i dënuar në kohëzgjatje prej një (1) viti. Pas përfundimit të procedurave policore, personat janë dërguar ne vuajte te dënimeve përkatëse”, është thënë në njoftimin e policisë.