Kërcet dajaku në Kuvendin e Gjeorgjisë, jepen shpulla e goditje me dokumente - NACIONALE

Kërcet dajaku në Kuvendin e Gjeorgjisë, jepen shpulla e goditje me dokumente

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ligjvënësit në Gjeorgji e kanë ngritur luftën politike në një nivel tjetër, duke e lënë anash për ca çaste gjuhën parlamentare.

Disa prej tyre vendosën që, përpos fuqisë politike, ta matnin edhe fuqinë fizike, duke u përleshur mes vete.

Tollovia ndodhi në një seancë dëgjimore parlamentora për legjislacionin e propozuar për disa organizata, me ç’rast synohet që ato të detyrohen ta regjistrojnë veten si “agjentë të huaj”, raporton televizioni BBC.

Kritikët kanë protestuar para Kuvendit të Gjeorgjisë dhe thonë se legjislacioni i ngjan modelit rus të hartuar me qëllim të kufizimit të lirisë së të shprehurit dhe shtypjes së pakënaqësisë.

Lajme të ngjashme