Kërcënoi kryetarin e Prizrenit, gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin - NACIONALE

Kërcënoi kryetarin e Prizrenit, gjykata cakton një muaj paraburgim për të dyshuarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarin, F.K, i cili ka kërcënuar me jetë kryetarin e kësaj komune, Shaqir Totaj.

Në njoftimin e gjykatës tregohet edhe kërcënimi që ka marrë kryetari i Prizrenit.

Sipas njoftimit, ky kërcenim kishte frikësuar fëmijën Totaj.

I pandehuri F.K., me datë 24 janar, me qëllim të frikësimit dhe shkaktimit të ankthit, seriozisht e kanos personin zyrtar në lidhje me punën e tij zyrtare dhe atë te dëmtuarin Sh.T.,– Kryetar i Komunës së Prizrenit, në atë mënyrë që për shkak mosmarrëveshjeve paraprake ne lidhje me një kontest pronësor me komunën e Prizrenit, i pandehuri F.K., ditën kritike përmes një personi të tretë, i dërgon porosi djalit të të dëmtuarit me fjalët se “thuaj djalit të Kryetarit le ti thotë babës vet le të ndalet sepse nëse ai nuk ndalet edhe ma rrezon shtëpinë unë djalin e tij ose e rrahi ose e mys krejt”, me çka me këtë veprim tek i dëmtuari Sh.T., dhe familja e tij ka shkaktuar frikë, ankth dhe pasiguri për jetë”, është thënë në njoftimin e gjykatës.

Lajme të ngjashme